-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vangjeli: Si u lanë jashtë punëve publike kompanitë e huaja, SPAK të hetojë

Kryesoret

Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD-në e Rithemelimit, Genta Vangeli ka denoncuar urdhrin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, i cili sipas saj ka skualifikuar nga gara kompanitë e huaja.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja për antikurrupsionin te Rithemelimi, Genta Vangjeli denoncoi se disa kompani të huaja u lanë jashtë punëve publike për shkak të ekuivalentimit të licencave. Mes të tjerash ajo i bëri thirrje SPAK që të hetojë këto procedura.

“Autoritetet kontraktore nuk morën në konsideratë nevojën për të garantuar aksesueshmëri të të gjitha kategorive të përdoruesve, duke përfshirë operatorët e huaj, nuk nxitën pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik dhe as konkurrencën ndërmjet tyre.

Autoritetet kontraktore nuk garantuan trajtim të barabartë dhe jodiskriminues edhe për operatorët e huaj duke mos vepruar me transparencë e në mënyrë proporcionale.

Por shmangën me vetëdije dhe keqdashje zbatimin e ligjit duke ngushtuar në mënyrë artificiale konkurrencën. Konkurrenca konsiderohet se është ngushtuar artificialisht kur prokurimi përgatitet me qëllimin për të favorizuar ose dëmtuar në mënyrë të padrejtë operatorë ekonomikë të caktuar si rasti konkret.

Kjo është arsyeja që miliarda euro të prokuruara për procesin e rindërtimit nuk patën pjesëmarrje të operatorëve të huaj.

Kjo është arsyeja që miliarda euro të prokuruara në mbarë vendin për punë civile dhe studime projektime, mbikëqyrje e kolaudime nuk patën pjesëmarrje të operatorëve të huaj të cilët u kufizuan nga gara për shkak të afatit të ekuivalentimit të licencave i cili tejkalonte afatin e fundit për dorëzimin e ofertave.

Si duhet të reagojmë kur korrupsionin e bën me vetëdije shteti dhe institucionet e tij, kur korrupsioni merr formën e ligjit të shkruar si njoftimet e Albania-s, apo dokumenteve të tenderit të hartuara nga autoritetet kontraktore..

A ka ndonjë reagim nga Spak për këto denoncime korrupsioni…” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit