-sidi education-spot_img
20 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: PD ka agjendën e vet, ne respektojë protestën e qytetarëve!

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha, këtë të premte në konferencë për mediat nga selia blu ka folur edhe për rolin e protestës së qytetarëve të cilët, prej disa ditësh kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij.

Protestuesit me parudha në duar thërrasin, “Rama burg, Berisha burg”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.

Ndërkohë Berisha tha: PD ka agjendën e vet dhe është e hapur për këdo, ne i respektojmë protestat e secilit që ngrihet kundër kësaj qeverie.

Fjala e Berishës

Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të dëshmorit të kombit, Enea Mekolli, komunitetit të Maliqit.
Të dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar, i sponsorizuar nga shteti i lidhur këmbë e kokë me krimin.
Enea Mekolli ishte një i ri idealist, i cili pasi vëllai i tij në polici ndahet nga jeta për shkak të një sëmundje, kërkon të vazhdojë misionin e të vëllait, sigurimin e jetës, veprimtarisë, ligjit të qytetarëve shqiptarë.
Në këtë aspekt, ai është dy herë dëshmor.
Dhe familja e tij është një familje me kontribute shumë të mëdha për sigurinë e qytetarëve, jetës, veprimtarisë, rendit, ligjit të qytetarëve shqiptarë.
Por, aq sa është e dhimbshme vrasja mizore nga një dorë kriminale e policit në detyrë, aq kriminale e shëmtuar është qëndrimi i narkoshtetit ndaj vrasësit, i cili kishte 9 vite në kërkim, gjoja në kërkim, dhe që financohej nga fonde shtetërore për të ndërtuar stalla, konaqe, ngrehina, mbarështuar bagëti sikur të ishte një fermer i nderuar.
Vrasja e Enea Mekollit dëshmon në mënyrën më të qartë se rendi, ligji, siguria në këtë vend është në dorë të krimit. Është në dorë të kriminelëve.
Vrasësi i Enea Mekollit nuk mund të qëndronte 9 vite në kërkim, të mbarështonte bagëti dhe stalla pa përkrahjen e fortë të pushtetit.
Dhe siç dëshmojnë dokumentet, ajo përkrahje ka ardhur edhe me financime falas ndaj veprimtarive të tij.
Sot, jeta e çdo shqiptari është në duart e krimit dhe kjo për faktin e vetëm se qeveria është e lidhur këmbë e kokë me krimin.
Ndaj dhe kjo është një ngjarje tmerrësisht tronditëse.
U vra në krye të detyrës.
U vra në zbatim të ligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit