Sulmuesi shqiptar Rei Manaj ka shënuar golin golin e 18-të sezonal me Sivasspor. Manaj ishte vendimtar për skuadrën e tij, teksa i dhuroi fitoren 1-0 në ndeshjen e kampionatit ndaj Konyaspor.
Në minutën e 86-të, 27-vjeçari me një goditje nga distanca, ia doli të mposhtë portierin kundërshtar. Ky gol vjen vetëm disa ditë pasi u nderua nga klubi me një çmim, pasi u shndërrua në lojtarin që ka shënuar më së shumti gola me fanellën e klubit turk.
Shanset që Manaj të jetë pjesë e listës së Europianit janë rritur ndjeshëm, pas paraqitjeve të këtij sezoni.
https://twitter.com/i/status/1784232457052598537