Shumica e vendeve perëndimore e kanë hedhur fajin për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny te lideri rus Vladimir Putin.
Por gazeta amerikane “The Wall Street Journal” e cila citon disa burime anonime nga inteligjenca Amerikan ku shkruan se Putin nuk urdhëroi vrasjen e tij.
Muajin e kaluar Putin foli për vdekjen e Navalnyt duke e cilësuar si një lajm të trishtë dhe tha se ai ishte gati t’ia dorëzonte politikanin drejt Perëndimit në një shkëmbim të burgosurish me kush Navalny të mos kthehej në Rusi.
Aleatët e Navalny-t bënë me dije se bisedime të tilla ishin duke u zhvilluar.
Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov ka reaguar mbi lajmin duke u shprehur se kishte parë artikullin e gazetës së njohur amerikan dhe u shpreh se kishte spekulime boshe.