-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeqyteti i takon Partizanit, Tirana jashtë ‘Final Four’

Kryesoret

Në derbin e kryeqytetot Partizani triumfoj 1-2 ndaj Tiranës, duke e dërguar rivalët e tyre jashtë ‘Final Four’

Takimi u luajt në ‘Air Albania’ një përballje e vlefshme për javën e 33-të dhe e cila mund të vendosë shumë për fatin e dy skuadrave.

Një eurogol i Maget nga distanca dërgoi në festë tifozërinë e kuqe në shkallët e stadiumit, në minutën e 15-të. Në këtë rast, portieri Kozi nuk mund të bënte asgjë, pasi një devijim i ndërroi disi udhë topit. Djemtë e Erbim Fagut vendosën ekuilibrat në të 41-tën me Kristal Abazaj, i cili u tregua i saktë me një goditje me kokë.

Hoxhallari u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45-të për një ndërhyerje ndaj Kekos, por arbitri ndryshoi vendimin pas një rishikimi me VAR.

Në pjesën e dytë Jonuzi la Tiranën me 1 lojtarë më pak, pasi u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa shtesa do sillte golin e triumfit në krahun tjetër.

Në minutën e 3-të shtesë, e majta e Maget gjeti të papërgatitur Kozin, duke bërë që Partizani me këtë fitore të renditet në vendin e 3-të me 54 pikë. Me këtë disfatë në derbi, Tirana është jashtë Final Four për momentin, pasi renditet në vendin e gjashtë me 46 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit