Ditën e sotme ka shpërthyer një bombul gazi në Sauk.
Si pasojë e shpërthimit dhe flakëve kanë mbetur të lënduar pronari i banesës, 46-vjeçari Agim Daxha, djali i tij 19-vjeçar i identifikuar si Bjorgo Daxha dhe gjyshja 70-vjeçare e identifikuar si Lutfie Daxha.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.