Në javën e 33-të të La Ligas, Cadiz dhe Mallorca po përballen për mbijetesën. Dueli u zhbllokua pas 12 minutave lojë nga Vedat Muriqi për miqtë.
Një krosim nga krahu i djathtë i sulmit bëri që sulmuesi i Kosovës të kërcente me një veprim të bukur dhe me kokë ta dërgonte sferën në rrjetë për herë të gjashtë këtë sezon.
Golat e tij janë të rëndësishëm për ekipin pasi ishullorët janë në garë për mbijetesën. Në pjesën e dytë Cadizi vendas barazoi me Ramos në minutën e 59-të.
💥 A powerful header from Vedat Muriqi gives Mallorca the lead!
🏴☠️ Happy to see El Pirata back to his scoring ways.pic.twitter.com/KHfPpR0tAS
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) April 28, 2024