Ministri i Brendshëm Taulant Balla në aktivitetin “Safe stay in Albania”, organizuar lidhur me mbarëvajtjen e sezonit turistik u shpreh se Policia e Shtetit ka gati një plan të madh masash.
Për këtë Balla tha se në zonat turistike do të jenë të angazhuar mbi 1600 efektivë, ndërsa për pak ditë do të jenë gati 6 stacione të reja policore, në pikat ku pritet të ketë fluks.
“E kemi mbyllur 2023 me 0 incidente fatale për turistët huaj, duhet të bëjmë të pamundurën që këtë statistikë ta mbajmë edhe këtë sezon.
Policia e Shteti ka gati një plan të madh masash që shtrihet në të gjithë territorin. Për cdo drejtori, apo njësi të policisë, nga kufiri të policia rrugore duhet të bëjmë gjithçka ti sigurojmë cdo pushuesi pushime të qeta dhe të sigurta.
Gjatë vitit 2023 kemi pasur 500 operacione kërkim shpëtimi dhe këtë vit do duhet të jemi gati për rreth 700 raste të tilla.
Pas pak ditësh do të jenë gati 6 stacione të reja policie në zonat ku pritet të ketë fluks të shtuar turistësh.
Në zonat turistike gjatë këtij sezoni do të jenë të angazhuar më shumë se 1600 efektivë policie” tha ai.