-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE më lehtë do ta përballonte financiarisht integrimin e Ballkanit sesa të Ukrainë

Kryesoret

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se Bashkimit Evropian i duhet një buxhet më ambicioz në të ardhmen, në mënyrë që të realizojë qëllimet e veta politike.

Ndërkaq, sa i përket ndikimit që do të ketë zgjerimi i bllokut në buxhetin e BE-së, Pllenkoviq tha se “pranimi i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk do të jetë ndonjë barrë e madhe financiare për BE-në, por pranimi i Ukrainës do të jetë ndryshe”.

Pllenkoviq tha se duke pasur parasysh faktin që Ukraina ka një territor shumë të madh, ka një varësi të madhe nga bujqësia, ndërsa është një vend që aktualisht po përballet me agresionin rus.

Andaj, sipas tij, për Ukrainën, procesi i anëtarësimit në BE duhet të ndjekë një rrugë të veçantë, ku do të merrej parasysh edhe aspekti financiar.

Të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor së bashku kanë më pak banorë sesa Ukraina.

Të hënën, më 29 prill, në Bruksel u mbajt konferenca e parë kushtuar strategjisë buxhetore të BE-së.

Zyrtarë të tjerë të bllokut evropian thanë se integrimi i Ukrainës do të ketë ndikim të dukshëm në rrjedhat buxhetore të BE-së.

Ndikimi më i madh do të jetë posaçërisht në politikën e bujqësisë dhe në atë të kohezionit dhe zhvillimit rajonal, ku edhe shkon pjesa më e madhe e buxhetit të Bashkimit Evropian.

Politika e kohezionit ka për qëllim që vendet të cilat janë më pak të zhvilluara të marrin më shumë mjete financiare nga BE-ja për të zvogëluar dallimin me anëtarët që janë më të zhvilluar. Kjo i bën vendet më të zhvilluara të bllokut të jenë neto pagues në buxhet, ndërsa ato më pak të zhvilluara si neto shfrytëzues….REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit