Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të mblidhet ditën e sotme për të marrë vendimin për mbrojtjen e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Këtij të fundit iu vendos tritol në banesë një ditë më parë.
Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë gjyqtari dhe bashkëshortja e tij. Pista kryesore e hetimeve lidhet me detyrën e Tonin Sterkajt si gjyqtar, megjithatë po hetohen dhe pista të tjera.
Kamerat e sigurisë në banesën e gjyqtarit Sterkaj kanë filmuar autorin të veshur me rroba të errëta dhe me maskë i cili në rrugicë ka hyrë në këmbë dhe pasi afrohet pranë portës vendos lëndën plasëse dhe largohet në këmbë.
Është marrë në pyetje gjyqtari Sterkaj por dëshmia e tij nuk ka ndihmuar hetuesit. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë çështje madhore në shqyrtim dhe se së fundmi nuk ka marrë kërcënime.
‘I maskuar shkon te dera në rrugicë’ zbardhet dëshmia e gjyqtarit për tritolin në banesë