Princi dhe Princesha e Uellsit festojnë sot 13-vjetorin e martesës së tyre.
Një ekspert mbretëror thotë për mediat e huaja se ky përvjetor cilësohet i “i hidhur”.
“Ky është padyshim përvjetori më i hidhur që William dhe Kate kanë përjetuar ndonjëherë,” tha Christopher Andersen, autor i “The King”, për mediat e huaja.
Më te ai shprehet se:
Martesa e tyre është më e fortë se kurrë, ata kanë tre fëmijë të bukur – dhe tani ata po përballen me sfidën më të madhe të jetës së tyre bashkëshortore.
Për të përkujtuar këtë rast, çifti ndau një foto të paparë më parë nga dita e tyre e veçantë në rrjetet sociale, me mbishkrimin, “13 vjet më parë sot!”
Princi William dhe Kate Middleton u martuan më 29 prill 2011, në Westminster Abbey të Londrës.