Gjatë seancës së sotme deputeti i PS-së Pandeli Majko ka pasur një sërë replikash me deputetët e opozitës.
Majko thksoi se opozita po e godet SPAK duke bërë një lëvizje anti-sistem.
Sot në burgjet e Shqipërisë, në organet e drejtësisë më shumë janë anëtarë të PS sesa nga krahu juaj u shpreh Majko.
“Unë e përsëris, do qëndroni brenda sistemit, do respektoni institucionet apo do dilni te rruga për të bërë të ashtuquajturin revolucion. Duhet të kuptoni se nëse sot rënkoni pse u tërhoqët nga zgjedhjet ajo ishte një lëvizje anti sistem, Kjo që po bëni sot me drejtësinë është sërish e tillë, Të gjithë lëvizjet anti sistem ju kanë nxjerrë nga sistemi, Pikët i keni humbur çdo ditë ndaj një publiku që nuk do të shohë aventurierë në krye të shtetit, dinë vetëm se duan t’i hypin kalit të pushtetit nesër që të bëjnë atë që kanë bërë. Sot në burgjet e Shqipërisë, në organet e drejtësisë më shumë janë anëtarë të PS sesa nga krahu juaj, Asnjë nga ne nuk është ngritur të godasë SPAK, reformën në drejtësi. Sepse ne respektojmë sistemin legal në vend, e kemi bërë dhe në opozitë, por ju keni vendosur të punoni jashtë sistemit. Aty nuk keni të ardhme”, tha ai.