-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Dokumentari i RA13 në Kuvend, Bardhi: Më sillni Ramën këtu

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së Gazment Bardhi replikoi me Pandeli Majkon që i kërkojë që të ndajnë mendjen nëse prokuroria e Posaçme “është SPAK apo SKAP?”.

Unë e përsëris, do qëndroni brenda sistemit, do respektoni institucionet apo do dilni te rruga për të bërë të ashtuquajturin revolucion. Duhet të kuptoni se nëse sot rënkoni pse u tërhoqët nga zgjedhjet ajo ishte një lëvizje anti sistem.

Kjo që po bëni sot me drejtësinë është sërish e tillë. Të gjithë lëvizjet anti sistem ju kanë nxjerrë nga sistemi, pikët i keni humbur çdo ditë ndaj një publiku që nuk do të shohë aventurierë në krye të shtetit, dinë vetëm se duan t’i hipin kalit të pushtetit nesër që të bëjnë atë që kanë bërë.

Sot në burgjet e Shqipërisë, në organet e drejtësisë më shumë janë anëtarë të PS sesa nga krahu juaj”, u shpreh ai.

Bardhi i tha se t’i thotë Ramës që të vijë në Kuvend dhe të japë llogari për dokumentarin e RAI3.

Pyet kryeministrin tënd kur sulmoi për llogari të dy oligarkëve që kanë grabitur portin e Limionit, si avokat i atyre dy biznesmenëve. Zgjohuni nga gjumi, e kuptoj që jeni të tronditur nga gjërat që u dalin përditë nga RAI3 te dosja belge.

Hallet tuaja mbajini për vete. Ju lutem zonja Spiropali, thuaj kryeministrit të respektojë Kushtetutën dhe të mos fshihet si frikacak. Të vijë këtu dhe të respektojë Kushtetutën” tha ai.

LIVE-Bardhi: Emri i Ramës nga ‘RAI3’ te dosja belge, fshihet nga interpelanca

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit