Gazetari Mentor Kikia i ftuar sot në emisionin “5 Pyetjet” ka folur për protestën që do të ndodhë nesër nga opozita në bashki. Sipas gazetarit kjo protestë do të reflektojë sensin e progtagonizmit në opozitë.
Kikia: Veliaj është nesër në vendin e duhur për të dhënë shpjegime, por do doja të shkoja pak te opozita, po mendoj se pritet një lloj protagonizmi nga partia e Lirisë.
Kjo do të reflktohet dhe rolin mes PL që do të ketë në opozitë. Mendoj që protesta do të jetë një arenë ku do të jetë një përpjekje për të nxjerrë në pah protagonizmin opozitar.
S’do dua të krijoj asnjë paragjykim por protagonizmi në politikë bëhet edhe me protesta por besoj që protestat e mëtejeshme do duan të tregojnë protagonizëm pasi dhe liderin e kanë në izolim.
Por në protestë duhet të jetë lideri aty të ngrejë flamurin dhe kjo gjë PD-së i mungon.