Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me sulmin që u bë gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj.
BE e ka dënuar ashpër sulmin pasi siguria e gjyqtarëve dhe e prokurorëve është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit.
“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë së fundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri.” thuhej në reagim.