-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ktheu dyqanin në pikë bastesh sportive, në pranga 52-vjeçari

Kryesoret

Është arrestuar një 52-vjeçar në Sarandë pasi vendoste baste sportive në dyqanin e tij.

Mësohet se Ilirjan Ahmeti është arrestuar për veprën penale organizimi i lojrave të palejuara.

Në dyqanin e tij është gjetur një telefon i cili shërbente për vënien e basteve sportive dhe është sekuestruar.
Njoftimi i Policisë:

Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, në subjektin e tij, vihet në pranga 52-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie. Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin (dyqanin) e shtetasit I. A., në lagjen nr.1, Sarandë, u konstatua një celular që shërbente për vënien e basteve sportive, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi I. A., 52 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit