Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion ku u vendos në pranga një 28-vjeçar i cili theu masën e sigurisë për të shitur kanabis sativa.
Është arrestuar E. L., 28 vjeç, banues në Shkodër.
Nga kontrolli fizik, 28-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.
Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.