Një parashutist ka humbur kontrollin e parashutës duke përfunduar në det.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Vlorë, në plazhin afër zonës së Lungo Mares.
Mësohet se gjendja e tij paraqitet e mirë dhe jashtë rrezikut, ka qenë një qytetar i cili kishte shkuar për plazh që i ka ofruar ndihmë.
“U frikësova dhe humba kontrollin. Jam mirë”, ka deklaruar ai.