Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali pas një tentativë vrasje.
Sipas mediave italiane, shqiptari duke mbajtur një çekiç në dorë, ka gjuajtur partnerin aktual të ish- të dashurës së tij.
Shumica e goditjeve kanë qenë në pjesën e kokës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kafkë.
Ngjarja ka ndodhur në Prato dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e patrullës, ka parandaluar vrasjen.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.