6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla tek ‘Siguria’: Çdo banesë me kod unik që turistët t’i gjejnë më kollaj

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë deklaroi se në Shqipëri çdo banesë duhet të ketë kod unik.

Ai theksoi se regjistri kombëtar i adresave duhet të përditësohet në mënyrë të rregullt.

Edhe në këtë rast Ministri i Brendshëm preku pjesën e turizmit pasi u shpreh se kjo bëhet që turistët ti gjejnë më kollaj adresat kur të vinë.

“Çdo banesë në Shqipëri do të ketë një kod unik. Kemi punuar edhe me akte nënligjore. Ligjet e mira duan sanksione të forta.

Regjistri kombëtar i adresave duhet të përditësohet në mënyrë të rregullt. Banesat duhet që të kenë kod unik, që edhe turistët të gjejnë saktë adresën.

Historia që banesa është tek Pallati me Shigjeta, më pas keni një kioskë e shko në kat të tretë, kjo nuk do të funksionojë. Me Kodin Unik, ky problem do të marrë fund. Kemi parashikuar kod edhe për banesën, edhe për ndërtesën” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit