Kanë rënë në prangat e policisë katër persona të cilët u kapën në Qerret teksa po kryenin punime në një ndërtesë trekatëshe pa lejen përkatëse nga bashkia.
Shërbimet e komisariatit të Kavajës, në vijim të punës për evidentimin e rasteve të ndërtimeve pa leje dhe rasteve të paligjshmërisë zbuluan 1 rast në fshatin Qerret në Kavajë.
3 punëtorë po kryenin punime ndërtimi në banesën trekatëshe, të cilët u vunë në pranga.
Polici bën me dije se në pranga ka rënë R.K., 59 vjeç, banues në Maminaas, S.Ç., 49 vjeç, banues në Shijak dhe B.Ç. 41 vjeç, banues në Durrës.
Sakaq, ra në prangat e policisë edhe pronari i banesë ku po punohej, M.M., 64 vjeç, banues në Tiranë.
Policia vijon kontrollet për gjetjen e rasteve të tjera të paligjshmërisë, si dhe për krimet ndaj mjedisit, ndërsa materialet proceduriale për 4 shtetasit i janë kaluar Prokurorisë.