Belin Këlliçi ka folur në protestën e sotme para bashkisë për vajtjen e Erion Veliajt në SPAK.
Ai tha se më në fund pas shumë vitesh SPAK mori vendimin e duhur.
Gjithashtu Këlliçi u shpreh se Veliaj është thirrur dhe nuk ka shkua r me vullnetin e tij të lirë.
“Kemi parë sot një lepurush të vogël që ka shkuar ashtu siç i ka hije duke mashtruar pa ngjyrë në fytyrë për të dhënë dëshmi për inceneratorin e Tiranës.
Për 6 orë ai iu ka folur proukurorëve për për një ngjarje të jashtëzakonshme për një vjedhje unike dhe të paparë dhe si nga forma dhe përmasa.
Duhet të ndalim një bandit i cili as nuk skuqet dhe as nuk nxihet dhe futet aty çdo ditë për të vjedhur.
Kjo protestë është kundër hajdutit më të madh që ka parë Shqipëria, banditit më të madh që ka parë bashkia e Tiranës.
Erion Veliaj ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës, 60 mln euro me dherat, 30 mln euro me ‘5D’, dhe kjo banda këtu vjedh taksat e qytetarëve” u shpreh Këlliçi








