-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli bashkiak mbledhje online, Teliti: Shpirtin opozitar s’e ndal dot askush

Kryesoret

Këshilltari për Ekonominë dhe Financat në PD  si dhe zv. kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka folur në një prononcim për mediat para protestës pasi mbledhja e këshillit bashkiak do të zhvillohet online dhe ai nuk mund të hyjë.

“Ata e dinin shumë mirë qëndrimin tonë kundër mbledhjes këta dhe mbledhjes normale mujore i vendosin zinxhirin dhe thonë do të zhvillohet online.

Fjalën e lirë dhe shpirtin opozitar nuk e ndal askush.

Veliaj dhe kur nuk ndodhet në zyrë, por në SPAK, jep urdhra që mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës të zhvillohet online. Ky është shembulli më i keq i qeverisjes, kundër interesave të popullit.

Ne këshilltarët kemi të drejtën tonë të marrim pjesë, dhe këta çapaçulë nuk të lejojnë.
Për çfarë keni ardhur për të na ndaluar fjalën e lirë?

Kjo është policia e politikës që përdorin, këta janë djem dhe vajzat e pafajshme se marrin urdhra por po përdoren.
Ti heqin zinxhirin derës të na mundësojnë strukturat në zoom po ata se duan ,mbledhjen me ne por duan ta mbyllin sic mbyllën mbledhjen e buxhetit për 313 sekonda.

Ne kërkojmë të vërtetën asgjë më shumë. Është e papranueshme për këshilltarët e bashkisë dhe të një vendi që pretendon të shkojë në BE.
Duam të futemi të ushtrojmë detyrën tonë.” u shpreh Teliti

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit