Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen për të protestuar pasditen e sotme përballë bashkisë së Tiranës kundër Erion Veliajt.
“Kryesia e PL-së propozoi që përveçse votëbesimit të të gjithë anëtarëve ka vendosur që të hedhë në votim edhe emrat të tjera për votim; Myrveze Asqeri, Adriatik Hoxha, Ana Xhedia, Besnik Jakaj, Fatjona Selimaj, Erisilda Hoxha, Brunilda Salaj, Ketjona Toro, Denis Hidri.
Partia e Lirisë ka vendosur që të propozojë Komitetit Drejtues për 4 zv/ sekretarë, që janë; Silva Caka, Brunilda Haxhiu, Anxhela Shenaj dhe Berdri Merhori.
Kryesia e PL-së vendosi që të propozojë votimin e anëtarëve për të formuar kryesinë e PL-së. Të gjithë anëtarët e komitetit drejtues të paraqiten në kohën e duhur, në 18:00 në Hotel Tirana.
Departamenti i organizimit ka njoftuar të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar duhet të respektojnë nenin që zgjidh problemin e nepotizmit për të bërë zgjidhjen më të mirë, qoftë duke bërë tërheqjen apo votimin mes dy personave që kanë një lidhje të tillë.
Në 16:30 i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që paguajnë taksat të jenë përballë bashkisë së 5D-ve dhe inceneratorit që nuk ekziston” tha ai.