-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përballja e Yjeve, Real Madrid vs Bayern Munich, një sfidë për nder dhe lavdi

Kryesoret

E gjithë bota e futbollit do të ndalet mbrëmjen e sotme, pasi supersfida e njohur si ‘Clasikja e Europës’, midis Real Madrid dhe Bayern Munchen zbret në fushë për të luajtur një gjysmëfinale Championsi.

Ndeshje e cila mundet edhe një herë të bëhet pjesë e librave të historisë së futbollit.

Championsi është kthyer në një ‘mundësi të fundit’ për Gjermanët, të cilët do donin të mbyllnin sezonin me të paktën një trofe.

Duke marrë parasysh eliminimin nga Kupa e Gjermanisë si dhe ‘rënien’ në Bundesligë pas 1 dekade, të mbërrijnë në finalen e madhe të UCL është objektivi kryesor për bavarezët.

Përballë tyre qëndrojnë ‘mbretërit’ e këtij kompeticioni, Real Madrid.

‘Të fitosh në Champions duhet të mposhtësh Realin e Madridit’, këto ishin fjalët e Pep Guardiolës sezonin e kaluar, ndërsa tashmë është radha e Tomas Tuchel për ta provuar nëse mundet tja arrijë ose jo.

Statistikat:

Në 26 përballje midis dy gjigandëve të futbollit, ka thuajse një barazpeshë. ‘Los Blancos’ udhëheqin me 12 fitore kundër 11 të gjermanëve, edhe pse në dekadën e fundit Madridi ka dominuar gjithnjë ndaj Bavarezëve.

Mbajtësit e kurorës për 14 herë, kanë eleminuar Bayernin në secilën nga 3 përballjet e fundit në UCL. Më saktësisht në gjysmëfinale në 2014 dhe 2018 si dhe në çerekfinalen e vitit 2017.

Tuchel në konferencën për shtyp komplimentoi lojtarët, Gnabry ndër të tjerët për të cilin u shpreh se do të shënojë. Por lojtari më besnik i gjermanit, është bomberi anglez Harry Kane.

‘Uragani’ ka shënuar plot 35 gola këtë sezon, madje edhe në momentet kur skuadra ka dështuar, anglezi ka qenë e vetmja notë pozitive.

Nga ana tjetër Ancelotti vazhdon të ketë një listë të gjatë dëmtimesh për të menduar, ose jo! Italiani di të vendosi në formën më të mirë lojtarët që ka në dispozicion, dhe gjasat janë që sërish Rodrygo-Bellingam-Vinicius të jenë ‘baza’ e ekipit në këto dy përballje.

Ndër të tjera ‘Don Carlo’ mund të jetë duke pritur deri në momentin e fundit për një rikthim të mundshëm të portierit Courtua.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit