-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga sharjet tek gozhda brinjëve, Prokuroria: Ja pse burri i ministres plagosi drejtorin

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur raportin për ngjarjen ku u përfshi Andri Ibrahimaj, burri i ministres Delina Ibrahimaj. Ky i fundit u zbulua se ka plagosur në nëntor të vitit 2023, drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj.

Sipas raportit, Andri Ibrahimaj e ka goditur atë me gozhdë në brinjë dhe në fundshpinë, në atë periudhë Eri Koshaj ishte vartësi i bashkëshortes së tij.

Gjithashtu në raport thuhet se sherri ka nisur pasi Koshaj ka sharë ministren.

“Gjatë bisedave evidentohet fakti, se grindja kishte ndodhur për shkak se Eri Koshaj i kishte sharë bashkëshorten shtetasit Andri Ibrahimaj dhe se në grindje e sipër ky i fundit e kishte goditur me gozhdë”, thuhet në raportin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.

Gjithashtu edhe Andri Ibrahimaj ka pretenduar në dëshminë e tij se Eri Koshaj e ka kërcënuar dhe ofenduar me fjalë banale.

“Pas rreth 30 minutash sqaron se ka ardhur i shoqëruar me një person tjetër, trupmadh të cilin nuk e njeh dhe ishte hera e parë që e shikonte. Ka dalë nga kafja, është drejtuar për tek ata të cilët e prisnin në rrugë.

Sa ka shkuar te ky person ka filluar përsëri me ofendimet dhe ka kërkuar llogari se përse e kishte sharë dhe ofenduar, duke e tërhequr dhe kërkuar “hajde dalim nga rruga” me ofendime nga familja me fjalë banale.

Aty u konfliktuan të dy fizikisht, u goditën me njëri-tjetrin me grushta. Ai sqaron se gjatë kësaj kohe janë rrëzuar të dy përtokë dhe aty ky shtetas mund të jetë vrarë a dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit ku ka bërë kallëzim”, thuhet në dëshminë e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit