Opozita është mbledhur para Bashkisë së Tiranës për të protestuar kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.
Për shkak të protestës së opozitës, mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvillohet online. Teksa opozita kërkon dorëheqjen e Erion Veliaj pas arrestimit të disa ish-zyrtarëve të bashkisë.
Protestuesit kanë hedhur molotov dhe tymuese përpara godinës së Bashkisë Tiranë. Forca të shumta policie janë të vendosur në gardh përpara institucionit.
Kjo është protesta e 5 e opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që zhvillohet para bashkisë.
Edhe në protestat e mëparshme, protestuesit kanë hedhur molotov përpara bashkisë.