Erion Veliaj ka folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka folur për eksperiencën në SPAK ku tha se pa një organizatë të disiplinuar dhe doli me krenari prej saj.
Sipas Veliajt PS ka arritur të krijojë një institucion për t’u pasur zili. Ai tha se shkoi në SPAK për të treguar punën e mirë të bashkisë.
“Ndjesë për vonesën më mori kohë rruga për të qenë në SPAK, pata sot një mundësi të jashtëzakonshme për të qenë në SPAK, për të treguar punën e bashkisë dy kolegëve hetues dhe dola me një ndjesi krenarie që forca jonë po bën institucion. Pash një organizatë të disiplinuar, se SPAK-u nuk është i hasmit. Është staf i Republikës së Shqipërisë që me votën e PS ka arritur të krijojë një institucion për t’u pasur zili. Ka një staf të përgatitur me pyetjet që bënin, që ndanin shapin nga sheqeri, se çfarë ishte ajo pjesë që unë gjeta në bashki e Lul Bashës dhe nuk po e akuzoj atë se ishte projekt i Bankës Botërore, si u ndërpre ai projekt. Sigurisht, që të gjithë janë të qartë se ku është Tirana sot.
Po ua them qartë që Tirana e 94 nuk do të kthehet kurrë pas, jo në majë të Tiranës të shkojë ai që ka lepurin në barkë nuk ka çfarë ti bëj Tiranës. Këta çapacculët me molotov që janë një imitim shumë i dobët i ultrasve të Tironës dhe Parrtizanit nuk i afrohen fare. Ftesa ime për ta është shkoni nga humbja në humbje, dhe nuk do të ndalen humbjet e tyre.” tha ai.