Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Durrësit në Tiranë.
Teksa lëvizte në sens të kundërt, 28-vjeçari Jurgen Cela ka aksidentuar drejtuesen e motomjetit, N.Ll., 28 vjeçe, duke e lënë të plagosur.
Gjithashtu ai është përplasur dhe me një automjet tjetër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Drejtuesja e motomjetit është dërguar në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.