Media greke, ‘NewsBomb.gr’, i ka kushtuar një artikull zëvendëskryeministres Belinda Ballukut, nga ngritja në detyrë deri tak bashkëpunëtorët e saj, një pjesë e të cilëve, rasti i Evis Berberit, sot janë prapa hekurave.
Media sjell rastin e arrestimit të këtij të fundit. I njohur dhe si krahu i djathtë dhe një nga njerëzit më të besuar të ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballukut. Evis Berberi ish-drejtori i ARRSH, sot ndodhet në burg për shpërdorim detyre.
Policia e arrestoi atë së bashku me dy shokë biznesi Valter Begaj & Ervis Lamaj. Në banesën e tij, u sekuestruan shuma të mëdha parash dhe piktura me vlerë qindra mijëra euro.
“Ervis Berberi ishte krahu i djathtë i ministrit Baluku dhe ishte ai që u fotografua pranë saj në të gjitha inspektimet dhe inaugurimet e projekteve të mëdha rrugore.
Sipas SPAK, Valter Begaj, pronar i kompanisë NET – GROUP, ka fituar 6 tenderë publikë. Paratë nga të cilat i ka transferuar nëpërmjet transaksioneve tek kompania DAAM. Përfitimi duket se shkon në 2.7 milionë euro” shkruhet në artikull.
“Shumë pikëpyetje ngre ngritja e bukuroshes dhe zv/kryeministres Belinda Baloukou, e cila para karrierës së saj të re punonte në Greqi si ndihmëse shtëpiake.
Praktikisht, një ndihmës shtëpiake u bë nënkryetare e qeverisë shqiptare dhe ministre e infrastrukturës dhe për këtë arsye komandon punët publike të Shqipërisë.
Tani le të shkojmë te kutia e historisë:
Ka një gjykim që kompania e ndërtimit Aktor ka fituar nga një gjykatë franceze, ndaj shtetit shqiptar, në shumën 50 milionë euro, për të cilën Ministria e Drejtësisë dhe e Jashtme nuk kanë dhënë dritën jeshile për ta ekzekutuar.
Dhe diku këtu është përfshirë Balluku, partnerja e së cilës u arrestua për pastrim parash. Ndërkohë që ajo u kishte kërkuar shefave (të vjetërit e kompanisë së ndërtimit) të shpejtonin ndërtimin e projektit. Kur e bënë, Balluku nuk i paguante shumat.
Me fjalë të tjera, kompania bëri punën, shkoi në gjyq, fitoi 50 milionë euro dhe i zgjedhuri i Edi Ramës fishkëllen indiferent … Dhe ja ku nisin pyetjet e nxehta:
Kush dhe pse nuk i jep dritën jeshile zotit Exarchou të Aktorit për të ekzekutuar?
Çfarë lojërash luhen në sfondin diplomatik që pengojnë pagesën e shumave ndaj një kompanie greke që ka fituar ligjërisht?
Kë mbulon regjimi shqiptar?
Çfarë di Athina për këto raste dhe çfarë do të bëjë? A do të vazhdojë të fërshëllejë indiferent?” shkruan ‘Newsbomb.gr’