-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri i ri serb: Me Shqipërinë ecëm para me “Ballkanin e Hapur”

Kryesoret

Gjatë prezantimit në parlament të programit të qeverisë së tij të re kryeministri Vuçeviç premtoi vijimin e marrëdhënieve të ngushta me Shqipërinë edhe pse siç tha ai të dyja shtetet mund të mos pajtohen kurrë përsa i përket statusit të Kosovës.

“Shqipëria, është një shtet me të cilin kemi arritur të çojmë përpara më shumë se asnjëherë më parë marrëdhëniet edhe në rrethanat e krijuara përmes projektit të Ballkanit të Hapur. Ne dëshirojmë që të vazhdojë të ruajë këtë nivel të marrëdhënieve të ngushta mes nesh edhe në vitet e ardhshme.

E di që Shqipëria dhe Serbia ndoshta nuk do të pajtohen kurrë mes tyre kur bëhet fjalë për statusin e Kosovës, por gjithashtu besoj se ne mund të kemi interesa të përbashkëta kur në rend dite dalin tema me rëndësi rajonale që shqetësojnë njësoj të dyja shtetet tona” tha ai.

Vuçeviç: Qeveria e re e Serbisë miqësi me Kinën, Rusinë dhe SHBA-në

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit