-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista me 26 lojtarë? Sylvinho: Ja arsyeja e thjeshtë përse jam kundër

Kryesoret

E ndërsa trajnerët e Kombëtarëve të huaja ngritën zërin si dhe tezën për të zgjeruar listën e lojtarëve që do mund të marrin me vete në Europian, Sylvinho doli kundër.

Një qëndrim që habiti jo pak opinionin sportiv vendas por edhe atë të huaj, një trajner që preferon të ketë vetëm 23 lojtar në dispozicion dhe jo 26-të, është shumë pak e dëgjuar në futbollin modern.

Pak muaj para fillimit të Europianit, në Dyseldorf të Gjermanisë, trajnerët e Kombëtarëve pjesëmarrëse, bënë kërkesë që të kenë në dispozicion 26-lojtarë nga 23 që është lista zyrtare.

Të shumtë ishin ata që menduan se kjo ishte një mundësi e artë për Sylvinhon dhe e shumë përmendura ‘dhimbje koke’ nga mediat shqiptare do mund të pushonte.

Por në një situatë të tillë, askush nuk mendoi se rezultatet në botën e futbollit nuk arrihen vetëm gjatë 90 minutave të ndeshjes dhe nga lista e gjatë e lojtarëve që ke në dispozicion.

“Nuk është e lehtë për trajnerin që gjatë një seance stërvitore, të lërë jashtë katër futbollistë dhe t’u komunikojë se duhet të punojnë të veçuar, ose të shohin shokët e skuadrës që përfshihen në taktikën që ai do të përgatisë” janë fjalët e trajnerit në një bashkëbisedim me gazetarët.

Një shpjegim që vë në dukje sesa ndryshe dhe ‘pas’ shihet futbolli në vendin tonë.

Nëse mediat e vendeve të huaja analizojnë skemat, taktikën sulmuese, mbrojtëse, pikat e forta të lojtarëve apo dhe këmba me të cilën ata duhet të luajnë në një taktik të caktuar, në mediat tona shihen ende titujt ‘mesfushori i kombëtares në fushë në një x ndeshje, statistikat’.

Sa i takon listës, UEFA pritet të dalë me një vendim javët që vjen në lidhje me çështjen e zgjerimit të listës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit