Protestuesit kanë përmbyllur fjalimet e ditës së 44-t të tubimit para Kryeministrisë, duke deklaruar se do të rikthehen sërish në shesh edhe në ditët në vijim.
Në fund të protestës, pjesëmarrësit kanë brohoritur “Nesër më shumë!”, ndërsa më pas kanë nisur një marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë.
Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.









