Një efektive policore nga Rahoveci në Gjakovë është shpallur e zhdukur. Mediat e Kosovës raportojnë se policja është larguar nga shtëpia e saj ditën e dielën dhe nuk është kthyer më.
Ndërkohë familjarët kanë raportuar të martën zhdukjen e efektives. Sipas njoftimit të policisë efektivja nuk ka pasur kontakt me askënd që nga e diela.
“Dje është raportuar por dyshohet që nga e diela në mëngjes nuk është në kontakt me askend, s’ka qasje as në telefon e as nuk është parë nga ajo kohë”, deklaron policia.