Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në SHBA ku një 3-vjeçar ka marrë armën e nënës dhe ka qëlluar aksidentalisht veten.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Florida ku vogëlushi ka qëlluar veten me armën e nënës e cila punonte si police.
3-vjeçari u plagos në këmbë dhe sapo ndodhi ngjarja, nëna e tij njoftoi ambulancën dhe policinë. Ai u transportua në spital, teksa tashmë raportohet se është në gjendje të qëndrueshme.
Nëna e 3-vjeçarit është akuzuar për neglizhencë të fëmijës me lëndim të madh trupor.
Arma e saj ishte në pronësi personale dhe jo një armë zjarri që ajo përdorte për punë, sipas policisë.
Policja është arrestuar nga Departamenti i Policisë Homestead dhe është pezulluar nga detyra derisa të përfundojnë hetimet.