-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Burrë e grua dhunohen për vdekje, policia jep detajet

Kryesoret

Një ngjarje makabër ka ndodhur në fshatin Bodrisht ku një çift të moshuarish janë gjetur të dhunuar për vdekje.

Bëhet fjalë për Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. Ata janë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup.

84-vjeçari është gjetur i pa jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa 88-vjeçarja brenda në banesë. Arsyet apo autori i ngjarjes së rëndë nuk dihet ende, ndërsa policia ka hedhur poshtë pistën e grabitjes, pas në banesë nuk janë gjetur shenja të hyrjes me forcë.

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit