Ditën e djeshme ka ndodhur një krim i rëndë në fshatin Orllan të Podujevës ku një person i cili u sulmua me thikë pas një konflikti për rast ngacmimi.
Mësohet se 3 personat e përfshirë janë Altin Shabani, Albit Rexhepi dhe Bajram Shabani.
Në bazë të informacioneve të para, ata po dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht viktimën, një 22-vjeçar, e madje njëri prej tyre e ka therur me thikë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se motivi që dyshohet se i futi palët në sherr është ngacmimi i familjares së viktimës nga të dyshuarit.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.