Janë miratuar 4 pr/ligje që ishin në rendin e ditës të seancës së sotme plenare janë miratuar nga Kuvendi.
Sot Kuvendi miratoi me 98 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore”.
Opozita dhe mazhoranca janë bashkuar edhe për ligjin për shtetësinë. Kuvendi miratoi me 94 vota pro Dekretin nr. 295, datë 24.10.2023, “Për kthimin e ligjit nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”. Kuvendi miratoi edhe propozimet që Komisioni përgjegjës ka paraqitur në raport.
Kuvendi votoi edhe për zgjedhjen e Petrit Ahmeti si kryetari i bordit të Entit Rregullator të Energjisë. Kuvendi gjithashtu zgjodhi me 74 vota pro Maksim Shulin si anëtar i bordit të Entit Rregullator të Energjisë.
75 vota pro u miratua projektligji “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”. Sot u miratua me 75 vota pro edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar. Kuvendi miratoi me 98 vota pro edhe projektligjin “Për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës”.