Presidenti i PL-së, Ilir Meta u shpreh sot se SPAK-u e mori në pyetje Erion Veliajn vetëm pas presionit dhe protestave të opozitës.
“Kulmi i “Ramaformës” arrin deri aty sa Veliaj thirret në SPAK vetëm pas katër vitesh. Ai ka qenë iniciatori i inceneratorit që nuk ekziston.
Drejtësia u detyra që të bëjë veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve të Tiranës dhe skandalit të 5D. ky skandali i 5D nuk është gjë fare përpara atij të 15 drejtoreshave. Ramaforma përdoret për të shantazhuar gazetarët që të mos nxjerrin të vërtetat” tha ai.
“Diell dhe ushqim”! Meta sulm ambasadorëve: Na e marrin mikpritjen për dobësi
Tha se argëtohet me prononcimet dhe thirrjet e ambasadorëve që i kanë kërkuar që SPAK-u të mos sulmohet. “Ju pyetët që një diplomat kishte shqetësime për disa deklarata për drejtësinë. Habitem si nuk kanë këta shqetësime që Rama shkel vendimet e gjykatave që ka krijuar vetë.
Por ne jemi mësuar me deklarata të të tilla dhe tani argëtohemi. Detyra jonë është për të çmontuar korrupsionin e Edi Rama. Është e lehtë që të jesh turist në Shqipëri, apo të jesh punëtor në Shqipëri, ama të jesh i ri në Shqipëri…!!!”.
Njoftoi se do të nisë një tur në Diasporë. “Program të veçantë për riintegrimin e të gjithë shqiptarëve që janë larguar nga vendi jo me dëshirë, por nga halli.
Padyshim që ata duhet të votojnë. Së shpejti do të jem në Londër, Glasgoë, Uells, Itali, Greqi dhe gjithë andej. Riorganizimi i Partisë së Lirisë ka nisur gjithandej me shpejtësi në mbarë botën” deklaroi ai.