Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se qeveria miratoi strategjinë kombëtare kundër emigracionit që kanë tre objektiva. “
“Janë tre objektiva. Së pari parandalimi i emigracionit, e dyta me frenimin e azilkërkimit dhe e treta lidhet me riintegrimit në shoqëri të emigrantëve në kuadër të vizionit Shqipëria 2030.
Duhet të rrisim ofertën për vëllezërit dhe motrat tona me synim t’i kthejmë në Shqipëri. Miratimi i sotëm i strategjisë kombëtare është dokument I konsultuar në të gjitha nivelet”, tha ai.
Më tej, Balla njoftoi se më 1 korrik do të bëhet rritja e pagave e punonjësve të policisë.
Ministri nuk dha shifra sa do të jetë rritja e pagës por tha se do të ishte ajo që kanë pritur punonjësit e policisë.