Biznesmeni Artan Gaçi, bashkëshort i ish-ministres Olta Xhaçka paraditen e sotme është pyetur për më shumë se katër orë në SPAK për pronën që mori për investimin strategjik në Himarë.
Hetuesit e kanë pyetur mes të tjerash mbi marrjen e pronësisë së tokës, e cila është sekuestruar pak javë më parë nga SPAK-u.
Nuk pranoi që të fliste për mediat kur doli duke u larguar me një buzëqeshje.
Kjo është hera e dytë që Gaçi paraqitet në SPAK pas arrestimit të Jorgo Goros për këtë cështje të falsifikimit të aktit të marrjes së pronësisë së tokës.