Një tjetër makinë ka rënë sot në lumin e Lanës në Tiranë. Dje doli nga rruga një makinë policie dhe dy efektivë u plagosën.
Sot rreth orës 05:30 në afërsi të rrethit të Shkozës, F. H. 35 vjeç duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në lumin Lana.
Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.