-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shiste kokainë në lagjet e Vlorës, arrestohet 41-vjeçari

Kryesoret

Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit “Tempulli 3” pasi shiste doza kokaine në disa lagje të Vlorës.

Bëhet me dije se janë sekuestruar 90 doza të lëndës narkotike kokainë, si dhe 2 celularë dhe 1 automjet.
Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”.

Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të Vlorës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohen 90 doza të lëndës narkotike kokainë, si dhe 2 celularë dhe 1 automjet të të arrestuarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen në doza, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. H., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit