Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi u shpreh nuk ka hatërmbetje me kryeministrin Albin Kurti edhe pse u rreshtua në krah koalicionit “VLEN”.
Thaçi tha se Serbia me çdo kusht mundohet që në qeverisje të Maqedonisë të shtrijë “dorën e zgjatur”, por se Fronti Evropian do e bllokojë dhe do ia këpusë “dorën”.
“Situata është serioze. Serbia me të gjitha mekanizmat që ka mundohet…Serbia e ka humbur Kosovën, nuk diskutohet. Është vetëm për përdorim të brendshëm.
Por, Serbia, mban mend: nuk heq dorë prej Malit të Zi dhe Maqedonisë. Ky është problemi më i madh. Serbia me çdo kusht mundohet që në qeverisje të Maqedonisë të shtin’ dorën e zgjatur të veten.
Këtu se kam fjalën për shqiptarët se më hipin në qafë masanej’ këta të “VLEN” it, ka thënë se ne të Serbisë. Fronti e bllokon, apo ia këput dorën Serbisë në këtë drejtim” tha Thaçi.