-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshja e shekullit

Kryesoret

Festë në Madrid. Reali është mes festës për trofeun e 36-të të La Ligës dhe përgatitjes së një tjetër ndeshje vendimtare përballë Bayernit të Mynihut në gjysmëfinalen e dytë të Champions League.

Por ka edhe rekorde brenda ekipit. Presidenti Florentino Perez tejkalon Bernabeun legjendar (33) dhe tashme ka fituar 34 tituj si president i Real Madridit. Carlo Ancelotti ka fituar 12 tituj si Madrilen, një me shume se Zidane dhe vetëm dy larg rekordit te Miguel Munoz.

Perez ka qenë president që nga vera e vitit 2000, me një pushim midis dorëheqjes së tij në vitin 2006 dhe rizgjedhjes së tij në 2009.

Titulli i tij i parë ishte pikërisht një Ligë, në sezonin e parë si president (2000-2001). Më pas kanë ardhur gjashtë kampionate të tjera. Kanë qenë edhe shtatë Superkupa të Spanjës.

Një rekord që plotësohet me 1 Kupë Interkontinentale, 5 Botërorë për Klube, 5 Superkupa të Europës, 3 Kupa të Mbretit dhe xhevahiri në kurorën e klubit: 6 tituj në Europë (Liga e Kampioneve).

Por Perez e di më mirë se çdo njeri se çfarë personifikon Santiago Bernabeu për Realin, këtë person që ai e ka lënë pas tashmë.

“Bernabeu ishte një pionier dhe një vizionar që e kuptoi se ndërtimi i stadiumit më të mirë në botë dhe përqendrimi i lojtarëve më të mirë ishin formula perfekte për të farkëtuar ikonën universale që është sot Reali i Madridit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit