-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet burri i arrestuar për vrasjen e çiftit brenda shtëpisë

Kryesoret

Zbardhen pjesë nga dëshmia e autorit të dyshuar të vrasjes së çiftit të moshuar në Dropull.

Thoma Mastora ka mohuar akuzat para hetuesve. 69-vjeçari ka kërkuar nga autoritetet të kërkojnë në vend tjetër për autorin e vrasjes së të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia.

Por pavarësisht qëndrimit mohues që ka mbajtur 69-vjeçari, grupi hetimor thotë se ka provuar lidhjen e tij me krimin.

Trupat e këtyre të fundit u gjetën pajetë në banesën e tyre në 2 Maj në fshatin Bodrisht të Dropullit.

Thoma Mastora u arrestua pasi hetuesit kanë mundur të sekuestrojnë prova të rëndësishme në vendin e ngjarjes, teksa zyrtarisht policia tha se ai ka pasur më herët edhe probleme të shëndetit mendor.

69-vjeçari i cili në të shkuarën ka qenë i dënuar për vjedhje, rezulton të jetë fqinj me viktimat dhe përpara se të kryente ngjarjen ka dyshime se ka konsumuar kafe dhe një gotë raki.

I shoqi dyshohet se vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, gruaja: Kërkoj ndjesë, ka marrë kredi si ta shlyej

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit