-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina dhe apartamente, Prokuroria e Kukësit sekuestron pasurinë e të dënuarit për drogë

Kryesoret

Prokuroria e Kukësit ka kërkuar konfiskimin e pasurive të qytetarit me iniciale Sh.H, dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në Itali.

“Sipas të dhënave të regjistruara në regjistrin e gjendjes gjyqësore të Republikës së Italisë për shtetasin Sh.H. rezulton se më 06.07.2012 është dënuar për veprën penale “posedim i paligjshëm i lëndëve narkotike”. Sipas këtij vendimi është dënuar me 8 muaj burgim dhe 4000 euro gjobë, dhe më pas pezullimin me kusht të dënimit sipas nenit 163 të Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi pasuror mbi kërkesën e prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës vendosi.
1.Pranimin e kërkesës.
2.Vendosjen e masës së sigurimit pasuror të sekuestros mbi pasuritë e paluajtshme në zotërim të shtetasit Sh.H. mbi:
a.Pasuria nr. 33/13+4-1, Vol.7, Fq. 46, me sipërfaqe 78m2, me adresë në lagjen nr.4, të regjistruar në emër të Sh. H;
b.Pasuria 33/13+4-4, me sipërfaqe 78 m2, në pronësi të shtetasve E.H., R.H dhe Sh. H;
c.Automjet “Mercedez Benz”, e regjistruar në pronësi të shtetases F.H.; dhe
d.Automjet “Audi A3”, në pronësi të shtetases F.H.
Më datë 15 prill 2024 organi procedues ka paraqitur para gjyqtarit kërkesë për konfiskim pasurie. Çështja ndodhet në gjykim.” thuhet në njoftimin e gjykatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit