-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonia në zgjedhje/ Arbër Zaimi: Nëse garojnë dy shqiptarë humbasin të dy

Kryesoret

Më 8 maj në Maqedoninë e Veriut do të mbahen zgjedhjet parlamentare ndërsa sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore.

Temë e cila u diskutua dhe në studion e ‘5Pyetjet’ nga Ilir Babaramo, ku i ftuar në lidhje Skype ishte dhe anëtari i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi.

Në një moment kur dy parti shqiptare garojnë për të formuar qeverinë e re në Maqedoni, Zaimi u shpreh se lëvizja që ai përfaqëson bën aleancë me parti shqiptare jashtë Kosovës me parti që ndajnë synimet e saj.

Vetëvendosja kërkon dhe gjen bashkëpunim me subjekte që pëkrah9in synime të ngjashme politike. Të sjelli ndryshimi në mënyrën e politikbërjes tek shqiptarët. Politikë pa korrupsion, tek shqiptarët ku është transaksion. Në aspektin shoqëror është social demokrate dhe nga pikëpamja nacionale është transatlantike.

Ta shohim si tërësisht normale si mbështetjen e subjekteve shqiptare. Përfshirje e madhe e medias shqiptare në zgjedhjet në Maqedoni. Nuk është parë më parë diçka e tillë. Nëse nuk e kemi ditur më parë cilat janë partitë dhe politike, tani shohim shumë gazetarë nga Tirana dhe Prishtina që i njohin tashmë politikanët e Maqedonisë dhe ndjekin shqetësimet. Shqiptarët në Maqedoni nuk janë një numër i vogël njerëzish. Vëmendja e Tiranës dhe Prishtinës uroj të ndodh edhe në zgjedhjet e tjera.

Nëse janë dy shqiptarë që garojnë humbasin të dy. Shqiptarët si trup votuese nuk mund të çojnë një kandidat në raundin e dytë nëse janë dy kandidatë. Rrallë ka maqedonas që votojnë një shqiptar. Në këtë situatë shqiptarët mund të kalojnë në raundin e dytë nëse kanë një kandidat të vetëm’, u shpreh Zaimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit