-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në 619-vjetorin e Heroit Kombëtar, kërkohet ligj i veçantë për Gjergj Kastriotin

Kryesoret

Gjergj Kastrioti  hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, një strateg i shquar i luftimeve dhe i diplomacisë së kohës dhe sot duhet të kemi model diplomacinë e tij, të kemi më shumë miq, më shumë vetëdije qytetare e kombëtare, në interes të shtetit e kombit, paqes, dinjitetit dhe të lirisë për të vetëqeverisur si një shoqëri me një mendësi të qytetëruar.

Kështu u tha në simpoziumin shkencor i cili është mbajtur në Institutin Albanologjik në Prishtinë, e ku u lexuan kumtesa nga studiues të ndryshëm mbi gjetjet e reja për Gjergj Kastriotin. Aty u kërkua nga institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës që ta hartojnë një ligj të veçantë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin.

Profesori Arbin Xhata, duke vlerësuar lartë veprën e heroit kombëtar, propozojë që 28 tetori të shpallet festë kombëtare.

Drejtori i Institutit Albanologjik, Lulzim Lajçi tha se Gjergj Kastrioti është testamenti i parë i orientimit të shqiptarëve. “E ndjejë obligim moral dhe intelektual të bëj një apel drejtuar institucioneve më të larta të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të Kosovës që të nxjerrin një ligj të veçantë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun.

Ky ligj do të draftohej nga një komision i përbërë nga deputetët e parlamentit të Shqipërisë dhe parlamentit të Kosovës dhe si ligj i përbashkët, pas miratimit në të dy parlamentet do të zbatohej në të dy shtetet shqiptare. Nxjerrja e këtij ligji do të kishte edhe simboliken e vet. Arsyetimi i shkurtër për këtë ligj.

Gjergj Kastrioti është kryeheroi jonë kombëtar, burrë shtetasi më i madh politikë e ushtarak në historinë e arbërisë, kryegjenerali i të gjitha kohërave, themelues i shtetit shqiptar dhe i Besëlidhjes Shqiptare në nivel kombëtar’ tha ai./Kosovapress

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit