-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Një person i armatosur më drejtoi armën’ dalin detaje ndaj atentatit të politikanit në Leposaviç

Kryesoret

Zëvendësministri për kthim në qeverinë e Kosvës Radoica Radomiroviç, ka njoftuar se ka pasur tentativë vrasje ndaj Marko Jablanoviçit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiç.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Sipas dëshmisë Jablanoviç kishte parë një person të maskuar me armë në dorë.
“Leposaviq 05.05.2024-00:01. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Radomiroviç tha të dielën se nuk do të dorëzohen pavarësisht kërcënimeve të përditshme dhe çmimit që paguajnë si personalisht ashtu edhe për familjet tona.

“Dashuria për popullin tonë dhe dëshira për liri ishte dhe do të mbetet prioritet”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit